“Mirë se vini vëllezër”, kështu pritet Shqipëria U-21 në Kosovë

“Mirë se vini vëllezër”, kështu pritet Shqipëria U-21 në Kosovë

Sonte me fillim nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova U-21 pret në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian, vëllezërit nga Shqipëria, Shpresat, njofton Insajderi.

Para sfidës, Kombëtarja shqiptare është vendosur në një hotel të vendit. Në hotelin ku janë vendosur, “Venus Hotel”, në pjesën mbi portën hyrëse, është vendosur një baner, ku shkruan “Mirë së vini vëllezër”, së bashku ndodhet flamuri kombëtar.

Ndryshe nga miqësorja mes kuqezinjve dhe “Dardanëve” e luajtur ditën e mërkurë, përballja mes dy ekipeve 21 vjeçare ka karakter më me rëndësi pasi luhet në kuadër të fazës kualifikuese të EURO 2021.

Momentalisht, Shqipëria ndodhet e treta në grup me 11 pikë, ndërsa Kosova në vendin e katërt me nëntë pikë. /Insajderi.com