Mirena: Vjosa ishte shumë e dobët, nuk ishte në gjendje të përgjigjet në shumë pyetje

Mirena: Vjosa ishte shumë e dobët, nuk ishte në gjendje të përgjigjet në shumë pyetje

Analisti, Ilir Mirena ka thënë se kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani është treguar shumë e dobët.

Në emisionin Debat Plus në TV Dukagjini, Mirena ka thënë se Osmani sonte nuk ka qenë në gjendje të përgjigjet në pyetje elementare.

“Vjosa sonte ishte shumë e dobët. Ajo nuk ishte në gjendje të përgjigjet në shumë pyetje konkrete që një kryeministër duhet të jetë i qartë. Vjosa Osmani tjetër çka më bëri përshtypje nuk ishte kritike ndaj PDK-së. Sonte ajo ju ka shmang”, ka thënë Mirena.

Osmani sonte ka thënë se brenda partisë së saj ka më shumë pushtet sesa kandidatët e tjerë brenda partive të tyre.

“Kam pushtet në parti më shumë se sa kandidatet e tjerë brenda partive të tyre”, ka thënë Osmani.

Ndërsa kur, Osmani ka folur rreth korrupsionit, ku analisti Arton Demhasaj e ka pyetur se cilat janë planet e qeveris. /Insajderi.com