Mishi i prishur hidhet në rrugë në lagjen “Kodra e Trimave”

Mishi i prishur hidhet në rrugë në lagjen “Kodra e Trimave”

Në Kodrën e Trimave, afër shkollës fillore “Zenel Hajdini”, tek xhamia, është shpërndarë mishi me qese nëpër rrugë, shkruan Insajderi.

Lexuesit e Gazetës Insajderi, kanë dërguar pamje ndërsa kanë thënë për gazetën në mënyrë anonime se mishi u është shpërndarë skamnorëve dhe sipas tij, ai ka qenë i prishur.

Hedhja e mishit në gjithë rrugicën e kësaj lagjeje, është bërë problem për banorët, pasi që, kutërbimi është shumë i madh.

Askush ende nuk ka marr masa për largimin e atij mishi nga aty.

Insajderi ka raportuar sot se si edhe mishi i kubanëve është mbajtur në gjendje të tmerrshme në depon e Bashkësisë Islame të Kosovës. / Insajderi.com