Misioni i Apostolovës në Kosovë po përfundon, Osmani vlerëson punën e saj

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka vlerësuar lartë rolin e Bashkimit Europian gjatë kohës sa Apostolova ishte përfaqësuese e BE-së në Kosovë.

Misioni i Apostolovës në Kosovë po përfundon, Osmani vlerëson punën e saj

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim lamtumirës shefen e Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Apostolova përfundon misionin e saj në Kosovë si përfaqësuese e Bashkimit Evropian në vendin tonë.

Në njoftimin e Kuvendit të Kosovës për marrëdhënie me publike thuhet se Osmani ka uruar Apostolovën për punën e shkëlqyeshme që ka bërë gjatë kohës sa ishte përfaqësuese e BE-së.

Sipas Osmanit gjatë misionit të Apostolovës prezenca e Bashkimit Evropian është ndjerë pothuajse në të gjitha fushat.

“Kryetarja Osmani e uroi Apostolovën për punën e shkëlqyer si përfaqësuese e Bashkimit Evropian në Kosovë si dhe për koordinimin efektiv ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe BE-së.  Kryetarja Osmani pohoi se Republika e Kosovës qëndron e palëkundur në aspiratën e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Sipas kryetares Osmani, gjatë misionit diplomatik të Apostolovës, prezenca e BE-së është ndjerë pothuajse në të gjitha fushat dhe asistenca nga BE-ja ka ndihmuar në adresimin e problematikave të ndryshme me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës në baza të përditshme. Në mesin e tyre, Kryetarja e Osmani ka vlerësuar në veçanti edhe angazhimin aktiv të Apostolovës për fuqizimin e grave dhe avancimin e të drejtave të tyre”, thuhet në njoftimin e drejtorisë për marrëdhënie me publikun e Kuvendit. /Insajderi.com/