Miss Venezuela 2019, larg “përmasave perfekte”

Miss Venezuela 2019, larg “përmasave perfekte”

Pjesëmarrëset e Miss Venezuelës 2019 kanë nisur provat disa ditë përpara mbajtjes së konkursit të bukurisë, që këtë radhë, për të parën herë do të shmangë përmendjen e përmasave trupore të vajzave, me shpresën që t’i largohet në këtë mënyrë futjes së femrës në “kornizat e stereotipit”.

“Bukuria e femrës nuk është patjetër 90-60-90. Ajo matet me kapacitetin e saj, me talentin që gjithsecila prej nesh vendos në veprim”, tha organizatorja.

Eventi me traditën më të gjatë në historinë e industrisë venezueljane të argëtimit do t’i shohë vajzat pjesëmarrëse të sfilojnë me rrobabanjo e fustane balloje.

Në konkurset e mëparshme, prezantuesit e informonin publikun mbi përmasat e konkurrenteve, shumica e të cilave i nënshtrohen operacioneve plastike dhe dietave strikte për të arritur ato që konsiderohen si “përmasat perfekte”.

Por këtë radhë, mbi garueset nuk ka pasur ndonjë lloj trysnie për t’i hyrë sakrificave ekstreme. Organizatorët kanë insistuar për një konkurs që nuk e diferencon bukurinë, e nuk i detyron vajzat të ndryshojnë pamjen e tyre.