Misteret e liqenit “Syri i dragoit” në Japoni

Misteret e liqenit “Syri i dragoit” në Japoni

Në malin Mount Hachimantai në Japoninë verilindore ndodhet një liqen që quhet Kagami Numa.

Zakonisht ky është një liqen i zakonshëm, mirëpo gjatë pothuajse një jave, në stinën e dimrit ndodh një fenomen që e bën të duket si ndonjë sy gjigand, raporton BBC, shkruan.

Sipas legjendës vendase kjo gjë është shkaktuar nga një histori dashurie mes dy dragonjëve.

“Është shumë vështirë të gjesh kohën e duhur, sepse kur moti është i butë, ky është një liqen i zakonshëm, ndërsa dimrit ngrihet komplet. Vetëm në një periudhë prej një jave mund të shohësh syrin e dragoit,” thotë Kazuo Tsunoda, pronar i një bujtine lokale.

“Bora bie mbi liqen duke krijuar shtresa mbi liqenin e ngrirë,” shpjegon Mika Kaiotum nga Asosacioni Turistik i Hachimantai.

Kur vjen pranvera dhe bora fillon të shkrihet, thellësia e liqenit krijon fenomenin natyralës të unazës, ndërkohë që bota që është në mes mbetet dhe forcohet. Drita e diellit që bie mbi të krijon formën e syrit.

“Ndodh të ketë vite që gragoi nuk hap syrin ose shtresa e borës bie nën sipërfaqe sapo të jetë krijuar syri,” shpjegon ajo.

Ky liqen filloi të quhet “Syri i dragoi” në vitin 2016, kur një turist tajvanez e postoi një foto të vendit në media sociale.

Legjenda tregon për historinë e dragoit Hachiru-taru. Hachiru-taru ishte një djalë i cili u shëndrrua në dragua uji pasi piu ujë nga një burim i magjepsur. Ai u dashurua me një dragua tjetër, një vajzë që kishte përjetuar fatin e njëjtë. I dëbuar në liqenin në anën tjetër të malit, Hachiru-taru, fluturonte secilin vit për të vizituar të dashurën e tij.

Thuhet se dashuria mes dy dragojve, nuk e le liqenin të ngrihet./Insajderi.com