Misteri që askush nuk po i bie në fije – Sitnica e bardhë dhe me erë të keqe

Misteri që askush nuk po i bie në fije – Sitnica e bardhë dhe me erë të keqe

Lumi në fshatin Dumnicë ka marrë një ngjyrë të bardhë, por askush nuk po e din çka po e shkakton ndotjen.

Për të kuptuar këtë u munduan edhe inspektorët komunal të Podujevës, por sipas zëdhënësit Nazmi Elezi, as ata nuk arritën të gjejnë burimin e problemit.

Ai tha se Inspektorët e ministrisë së ambientit të enjten ishin në teren për të marrë për analizë mostrat e uji dhe tani po i presin rezultatet./KlanKosova