Mitrovica kujton masakrën e tmerrshme të tregut

Sot në Mitrovice përkujtohen viktimat e masakrës që ndodhi 21 vjet më parë në tregun kryesor, në qendër të qytetit.

Mitrovica kujton masakrën e tmerrshme të tregut

Atë ditë forcat serbe hodhën disa granata, ndërsa tregu ishte përplot me njerëz, pasi që atë ditë ishte ditë tregu në qytetin buzë Ibrit.

Si pasojë e hedhjes së granatës nga kriminelët serbë, në treg mbetën të vdekur gjashtë persona, në mesin e të cilëve kishte fëmijë dhe gra, ndërsa që lëndime të rënda dhe të lehta morën 128 shqiptarë.

13 marsi i vitit 1999 ishte një ditë e tmerrshme, pasi tregu u mbulua i tëri me gjak.