Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka folur rreth zgjedhjeve të së dielës në Podujevë.
Ai ka publikuar një foto në profilin e tij në Facebook të kryetarit të komunës së Mitrovicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatit për kryetar të komunës së Podujevës nga VV, Shpejtim Bulliqi.
“Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje njërin prej këtyre dyve e ka bërë kryetar komune, dhe për katër vjet Mitrovica është bërë objekt tallje”, shkruan Bytyçi, njofton Insajderi.
Më pas statusi i tij vazhdon me një mesazh për qytetin e Podujevës.
“Qytetarët e Podujevës meritojnë më mirë”, shkruan ai./Insajderi.com
Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje njërin prej këtyre dyve e ka bërë kryetar komune, dhe për katër vjet Mitrovica është bërë objekt tallje.
Qytetarët e Podujevës meritojnë më mirë!
Posted by Avni Bytyci on Friday, November 27, 2020