Skuadra e femrave Mitrovica është shpallur kampione e Superligës së Kosovës në futboll, në kampionatin e femrave.
Ndeshja që u zhvillua sot në stadiumin Riza Lushta në Mitrovicë, përfundoi pa gola në kohën e rregullt, kurse në shtesë, futbollistja Kaltrina Biçkaj shënoi për mitrovicasit.
Me golin e saj, skuadra Mitrovica u shpall kampione duke e mposhtur 1:0 Feronikelin.
Në tabelën e Superligës tek femrat, dyja ekipet kishin pikë të barabarta, me nga 31 si dhe përballja e parë mes tyre në kampionat pati përfunduar baras (0:0).
Ky takim u zhvillua pasi Komitetit Ekzekutiv i FFK-së vendosi për të përcaktuar titullin kampion në këtë konkurrencë përmes një ndeshje finale.
Insajderi.com