Mitrovicë e Veriut: I mituri sulmon fizikisht dhe kanos nënën e tij

Mitrovicë e Veriut: I mituri sulmon fizikisht dhe kanos nënën e tij

Policia e Kosovës njofton për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Mitrovicën e Veriut ditë më parë.

Një grua dje (e hënë) ka raportuar në polici se djali i saj i mitur e kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht atë, njofton Insajderi.

Me 14.12.2020 viktima femër kosovare ka raportuar se djali i sajë i mitur mashkull kosovar e kishte kanosur dhe e kishte sulmuar  fizikisht atë. Viktima  djalin e saj e kishte dërguar të ish bashkëshorti i saj i cili i përket atij pasi janë të divorcuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Rasti është duke u hetuar./Insajderi.com