Mitrovicë: Gjendet pa shenja jete një 45 vjeçar

Mitrovicë: Gjendet pa shenja jete një 45 vjeçar

Një person është gjetur pa shenja jete sot (e enjte) rreth orës 09:40 në fshatin Vllahi të Mitrovicës, njofton Insajderi.

Viktima është A.B., mashkull kosovar, rreth moshës 45 vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot rreth orë 9:40, është raportuar se në fshatin Vllahi të Mitrovicës, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar A. B., rreth 45 vjeçar. Njësitë përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka njoftuar Zahiti.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është iniciuar dhe po hetohet si “vdekje e dyshimtë”./Insajderi.com