Mitrovicë – Vdes pasi rrokulliset me traktor

Mitrovicë – Vdes pasi rrokulliset me traktor

Një aksident trafiku me fatalitet është shkaktuar të hënën në fshatin Vërrnicë të Mitrovicës, njofton Insajderi.

Sipas policisë, një person ka humbur kontrollin derisa ishte duke drejtuar traktorin dhe ka dalë jashtë rrugës duke u rrokullisur, me ç’rast ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.

“Fsh. Vërrnicë, Mitrovicë 03.05.2021-15:40.  Ka ndodhur një (vet)aksident në të cilin ka qenë  përfshirë një traktor. Drejtuesi mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar traktorin, dyshohet se ka humbur kontrollin, dhe ka dalë jashtë rrugës duke u rrokullisur, dhe për pasojë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet./Insajderi.com