Mitsotakis për Shqipërinë: Rruga evropiane varet prej raportit ndaj pakicës greke

Lideri i partisë greke Demokracia e Re Kyriakos Mitsotakis ka thënë se rruga e Shqipërisë kah institucionet evropiane është e lidhur me qasjen e saj ndaj pakicës etnike greke.

Mitsotakis për Shqipërinë: Rruga evropiane varet prej raportit ndaj pakicës greke

Rruga e Tiranës kah BE varet prej respektimit  të drejtave të pakicës greke në Shqipëri, ka porositur lideri i opozitës greke Kyriakos Mitsotakis, transmeton televizioni Sitel.

“Mesazhin të cilin e dërgojmë sot për autoritetet e Shqipërisë, me të cilën dëshirojmë të kemi marrëdhënie të mira, është i lidhur me raportin e tyre ndaj pakicës etnike greke. Kjo është diçka nga e cila nuk do të heqim dorë”, ka theksuar Mitsotaiks.

Lideri i partisë Demokracia e Re ka kumtuar këtë gjatë festës së Krishtlindjes në selinë e partisë së tyre, ku kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e pakicës greke nga Shqipëria.

“Tirana së bashku me Shkupin duhen që në qershor të vitit të ardhshëm t’i fillojnë negociatat me BE, mirëpo për këtë kanë nevojë edhe për votën e Greqisë”, ka thënë Mitsotakis.

Sipas regjistrimit të vitit 2011, numri i grekëve etnik në Shqipëri është rreth 24.000 gjë që është më pak se një për qind të popullatës së gjithëmbarshme në Shqipëri./Insajderi.com.