Mitsubishi shfaqi në tërësi Mi-Tech për të gjitha terrenet

Mitsubishi shfaqi në tërësi Mi-Tech për të gjitha terrenet

Kjo makinë elektrike, mund të kalojë nëpër të gjitha terrenet me shumë lehtësi

Prodhuesit që sjellin makina SUV janë të rrallë, ndërsa kohëve të fundit, gara është për modelin sa më të mirë të këtij lloji, transmeton Telegrafi.

Të njëjtën sfidë e ka pranuar edhe Mitsubishi, kur nisi të punojë Mi-Tech elektrik, që është një makinë për të gjitha terrenet, me kulm të hapur.

Deri më tani, kemi parë disa pjesë të kësaj makine, ndërsa tani është shfaqur në tërësi dhe në lëvizje, teksa vozitej nëpër shkretëtirë dhe shtigje me gurë.

Bazuar në lëvizjet, shihet se Mitsubishi Mi-Tech është shumë i shkathtë edhe kur lëvizë me shpejtësi, duke ofruar vozitje shumë të mirë. /Telegrafi/