Mjaltë-shurup me lulerradhiqe për imunitet të fortë

Mjaltë-shurup me lulerradhiqe për imunitet të fortë

Lulet e verdha që mbulojnë livadhet në stinën e pranverës për kohë të gjatë janë konsideruar vetëm si rrënjë, por me kalimin e viteve është zbuluar se si posedojnë një pako të gjerë me veti shëruese dhe janë të dobishme për shëndetin e njeriut.

Lule radhiqet jane te mira ne trajtimin e anemive, kapsllikut, semundjeve te melcise, veshkave, inflamacioneve, artritit akut, pagjumesise dhe per rritjen e sistemit imunitar.

Në secilin hap kjo është mënyra e duhur për ta forcuar sistemin imun pas dimrit, pastrimin e gjakut, shërimin e problemeve me lukth dhe tretje. Prandaj, përdorni fuqitë e lules luleradhiqe.

 

Përgatitja e mjatës-shurup me lulerradhiqe:

Do të na duhen 4 gota me kokat e luleve rradhiqe, 4 gota ujë, një limon dhe 3 gota sheqer (më mirë sheqer integral).

Lulet zhyten në ujë të ftohtë, kullohen, hiqet pjesa e poshtme jeshile dhe ruhen petalet. Hidhen në një enë të thellë, shtohet ujë 4 gota, mbulohen dhe lihen te zihen. Ndërkohë pritet një kokerr limon në feta dhe shtohet në tenxhere. Lihet për 10 min në zjerje.

Pastaj lihet të ftohet për disa orë derisa të arrihet në temperaturë ambienti. Kur arrihet në temperaturë të dhomës, kullohet, shtrydhet, shtohen 3 gota sheqer, përzihen mirë dhe zihen në zjarr të ngadaltë për 1-2 orë.

Pastaj vendosen në enë qelqi dhe mjalti është gati. Është mirë të ruhet në frigorifer dhe çdo ditë  një  lugë tretet me ujë apo lëngje të frutave.

Ka disa mënyra për të bërë mjaltë-shurup me lule radhiqe, por kjo është një ndër më të thjeshtat.