Mjekësia Ligjore e largon trupin e pajetë të viktimës që vdiq në aksidentin në Arllat të Drenasit

Mjekësia Ligjore e largon trupin e pajetë të viktimës që vdiq në aksidentin në Arllat të Drenasit

Instituti i Mjekësisë Ligjore e ka tërhequr nga vendi i ngjarjes trupin e pajetë të viktimës që vdiq si pasojë e një aksidenti të rëndë mes katër veturave që ndodhi rreth orës 20:30, në Arllat të Drenasit në rrugën rajonale për në Malishevë, njofton Insajderi.

Siç dyshohet viktima është një i ri, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur pasi sipas policisë e cila është në vendin e ngjarjes në veturën e tij nuk është gjetur akoma ndonjë dokument identifikimi.

Përpos viktimës edhe gjashtë persona janë lënduar si pasojë e këtij aksidenti.

Të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore, por nuk dihet akoma për gjendjen e tyre.

Sic shihet nga pamjet që ofron televizioni KlanKosova, në vendin e ngjarjes janë ekipet emergjente, zjarrfikësit dhe prokurori kujdestar.

Nuk dihet shkaku që ka çuar deri tek ky aksident./Insajderi.com