Mjekët e shëruar nga koronavirusi në Wuhan tregojnë ndryshimet në trupin e tyre

Mjekët e shëruar nga koronavirusi në Wuhan tregojnë ndryshimet në trupin e tyre

Dy mjekë kinezë të cilët ishin të sëmurë rëndë nga koronavirusi kanë parë lëkurën e tyre të errësohet pasi i shpëtuan “kthetrave” të virusit vdekjeprurës.

Doktorët Yi Fan dhe Hu Weifeng, të dy 42-vjeçarë u infektuan me koronavirusin e ri ndërsa mjekonin pacientët në spitalin qendror të Vuhan në janar.

Ngjyrosja e pazakontë e lëkurës së tyre mendohet të jetë shkaktuar nga mosbalancimi hormonal si pasojë e dëmtimit të mëlçisë nga virusi.

Doktorët Yi dhe Hu janë kolegë të doktorit Li Wenliang, i cili u dënua për dhënien e alarmit për virusin dhe më pas ndërroi jetë më 7 shkurt. Të dy mjekët u infektuan me koronavirus më 18 janar.

Ata u shtruan në spitalin e mushkërive në Wuhan dhe më pas u trasferuan në spitalin “Zhongfa Xincheng” në Tongji.

Kardiologu Yi arriti t’i mbijetonte virusit pasi doktorët e lidhën me një makineri, që e mbajti në jetë, të quajtur Ecmo, për 39 ditë