Mjekët i quajnë “sadaka” shtesat e Qeverisë prej 60 euro

Mjekët i quajnë “sadaka” shtesat e Qeverisë prej 60 euro

60 euro shtesa që Qeveria e Kosovë i ka ndarë për mjekët nuk po cilësohen nga ta si “stiumulim”, por veç “sadaka”.

Kështu ka thënë për Ekonomia Olnline të premte. Pleurat Sejdiu – kryetar i Odës së Mjkëve të Kosovës.

Ai po ashtu ka përmendur ligjin për paga – i cili sipas tij duhet të rregulloher deri në fund të vitit.

“Që nga përfundimi i Ligjit për pandeminë krejt çka kemi insistuar që kategoritë e veçanta të administratës shtetërore të stimulohen dhe ne kemi konsideruar që punëtorët shëndetësor, Policia, FSK-ja, zjarrfikësit të jenë pjesë e një stimulimi varësisht prej buxhetit që ka shtetit dhe që atëherë nuk kemi insistuar asnjëherë në një shumë dhe ajo 300 e 250 nuk kemi reaguar sepse qëndrimi i Odës ka qenë i qartë këto çështje nuk rregullohen me këto lloj të hollash por deri në fund të vitit të rregullohet çështja me Ligjin e Pagave. Prandaj edhe këto 60 euro nuk konsiderojmë asnjë stimulim”.


Pos për problemin e shtesave, ka folur edhe për problemin shëndetësor e që tash është shfaqja e variantit Delta Plus.

“Masat e kontrollit duhet të bëhen dhe të përcillen nga afër. Ne kemi arritur goxha mirë me vaksinim por jo mjaftueshëm dhe mendoj se duhet të fillohet me limitime të ndryshme”.

“Në restorante askund nuk ka kontrolle dhe pastaj kur vjen një nevojë për mbyllje po këto sektorë fillojnë të protestojnë. Kush janë viktimat”.

“Janë ata të cilët infektohen dhe punëtorët shëndetësor të cilët duhet të vuajnë për shkak shumë faktorëve, qoftë mos pasja e mjaftueshme e materialeve dhe pësimi i pacientëve të tjerë të cilëve po u mbyllet dera prapë për intervenime të ndryshme”, pohoi Sejdiu.

Mjëkët gjatë pandemisë cilësoheshin si ‘hero’ për shkak të konfrontimit direkt me Coronavirusin.

Por, ata po ankohen se nuk po mbështeten sa duhet nga ekzekutivi. /Insajderi.com