Mjekët në Maqedoni marrin pagë shtesë për punën e natës dhe kujdestarinë

Mjekët në Maqedoni marrin pagë shtesë për punën e natës dhe kujdestarinë

Ministria e Shëndetësisë sot njoftoi se bisedimet për pagesën më të madhe të kujdestarisë dhe punës së natës së mjekëve, infermierëve, transportuesve dhe punëtorëve tjerë shëndetësor, janë në fazën finale.

“Kujdestaria dhe puna e natës do të llogariten me koeficient më të lartë, ndërsa pagesa do të kryhet në pagën e muajit mars. Ata që e kanë marrë rrogën e marsit, në mënyrë shtesë do t’u paguhet pjesa e mbetur. Tanimë është ndarë shuma e nevojshme nga buxheti i Fondit të sigurimit shëndetësor, ndërsa pas nënshkrimit të marrëveshjes, do të kryhet edhe pagesa”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ky njoftim nga ministria ka ardhur pas takimit të ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, me kryetarin e Sindikatës së pavarur të Qendrës Klinike, Goran Begoviq dhe kryetarin e Sindikatës së pavarur për shëndetësi, farmaci dhe mbrojtje sociale, Ljubisha Karanfilovski.