Mjekët ngrenë alarmin: Kjo mund të jetë simptoma e radhës të koronavirusit

Mjekët ngrenë alarmin: Kjo mund të jetë simptoma e radhës të koronavirusit

Që prej shpërthimit të koronavirusit të ri, autoritetet shëndetësore bënë të qarta fillimisht tre simptoma tipike; temperaturë e lartë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

Së fundmi, mjekët dyshojnë se një shenjë e radhës mund të jenë edhe disa njolla në gishtat e këmbëve, kryesisht te fëmijët dhe të rinjtë. Një dermatolog tha se kjo simptomë nuk është vendimtare, por mjekët po shohin një lidhje me virusin.

Ata shprehen se skuqjet dhe fryrja e gishtave të këmbës mund të ndodhin më së shumti te pacientët asimptomatikë.

“Ne mendojmë se ndoshta ajo çka po ndodh është se fryrja vjen si pasojë e grumbullimit të gjakut në kapilarë duke krijuar skuqjen. Teoria tjetër është se ndoshta ka mpiksje të vogla gjaku të cilat janë të lidhura me këtë virus.”