Mjeku 98 vjeç ende i shëron pacientët

Kur mjeku francez Christian Chenay e kishte pranuar pacientin e tij të parë në vitin 1951, penicilina ishte ilaçi më modern që ekzistonte në botë. Ai tani është 98 vjeç dhe edhe më tutje, dy ditën në javë në ordinancën e tij i pranon pacientët, prej të cilëve disa janë duke u shëruar tashmë me dekada.

Mjeku 98 vjeç ende i shëron pacientët

Pasi nuk ka probleme shëndetësore, madje as nuk mban syze gjatë kontrolleve, Chenay nuk ka parë asgjë tërheqëse në pensionim.

“Nëse keni më shumë se 60 vjet, atëherë ju cilësojnë plak. Një ditë ju japin letrat e bixhozit, ditën tjetër tombolën, ditën e tretë sudokun… Dhe në moment shndërroheni plotësisht në idiot. E kam më mirë si mjek”, thotë francezi i cili gjatë një dite pune pranon deri në 20 pacientë.

Para se kishte filluar të merret me mjekësi familjare, Chenay kishte specializuar në radiologji, dhe para studimeve kishte punuar si metalpunues.

Klinika e tij me teknologji nuk duket si e shekullit të 21, ka faks, por jo edhe kompjuter.

Mjekët francez në mesatare shkojnë në pension me 67 vjet. Edhe djali i Chenay-it, i cili poashtu është mjek, tashmë e ka braktisur punën e mjekut dhe është pensionuar, por ky nuk e ka ndërmend.

“Nëse tërë ditën vetëm rrini dhe shikoni televizor, nuk zgjatë shumë dhe koka së shpejti ju bllokohet”, porositë mjeku i vjetër./Insajderi.com.