Mjeku i QKUK-së tregon për gjendjen e të lënduarit nga zjarri në banesën në Ulpianë

Mjeku i QKUK-së tregon për gjendjen e të lënduarit nga zjarri në banesën në Ulpianë

Zjarri që kaploi mëngjesin e sotëm një banesë në lagjen Ulpiana, në Prishtinë, la gjashtë persona të lënduar.

Një person është dërguar në QKUK, si pasojë e djegieve që ka marrë nga zjarri, kurse pesë të tjerë kanë marrë ndihmë në vendin e ngjarjes.

Doktori nga QKUK, Sinan Musliu në një prononcim për medie tha se personi ka pësuar djegie në dorën e djathë dhe në këmbën e majtë si dhe gjendja e tij është stabile.

“Rreth orës 9 është sjellë një burrë rreth të 30 në QKUK, si pasojë e djegieve që ka marrë nga djegia e një banese në Prishtinë. Dorën e djathë dhe këmbën e majtë e kanë të djegur ndërsa terapinë e ka marrë dhe trajtimin po vazhdon  ende”, tha Musliu.

Rasti për Insajderin e ka bërë të ditur, zëdhënësja për rajonin e Prishtinën, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:30, policia ka marrë informatën se ka shpërthyer një zjarr në një banesë në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Deri tani gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, një nga ta është dërguar në QKUK- Prishtinë, për trajtim mjekësor, ndërkohe që 5 te tjerët tretmanin e kanë marrë në vend ngjarje ( probleme me frymëmarrje nga tymi).”, tha Ahmeti për Insajderin.