Mjeku infeksionist: Mos u frikësoni nga shtimi i rasteve të reja me koronavirus

Mjeku infeksionist: Mos u frikësoni nga shtimi i rasteve të reja me koronavirus

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero u shpreh se nuk duhet të ketë shqetësim për shtimin e rasteve të reja me koronavirus.

Sipas Piperos virusi është në kontroll dhe kjo duket tek numri i të shtruarve në spital.

“Janë vetëm 32 të shtruar në Spitalin Infektiv dhe 8 te “Shefqet Ndroqi”. Kemi vetëm 3 të shtruar në 24 orët e fundit, që nuk është shifër shqetësuese”, – u shpreh Pipero.

Sa i përket shtimit të rasteve në Krujë, Pipero tha: Na rezulton se në Krujë nuk është respektuar distancimi social. Qytetarët janë takuar si zakonisht prandaj është përhapur.

Edhe kur dolën rastet e para, qytetarët nuk repsktuan distancimin social. Fasoneritë i kanë marrë masat, por kam dyshim se gjatë transportit të punonjësve, ka ndodhur edhe përhapja e koronavirusit.

Lidhur me pyetjen që kurba ulet dhe ngrihet, sa i përket rasteve të reja, Pipero tha se duhet parë numri i të shtruarve në spital që është i ulët dhe se rastet e reja mund edhe të shtohen më shumë gjatë ditëve në vijim.

“Rastet pozitive të reja do të shtohen, madje shumë s’do kenë as simptoma”, – theksoi Pëllumb Pipero.

Mjeku dha një lajm të mirë se rritja e temperaturave mund të sjellë shuarjen e epidemisë në vendin tonë.