Mjeku shqiptar vdes si pasojë e infektimit me Coronavirus

Mjeku shqiptar vdes si pasojë e infektimit me Coronavirus

Sali Baco, mjek në qytetin e Elbasanit, ka humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, njofton Insajderi.

I ndjeri ishte neuropsikiatër dhe prej disa ditësh po trajtohej në spitalin Covid 2 në Tiranë.

Baco ka ushtruar detyrën e drejtorit të Spitalit Psikiatrik dhe më pas drejtor i Shëndetit Publik. Nga viti 1998, ai ka qenë në pozitën e nëndrejtorit të Spitalit Rajonal dhe njëkohësisht shef i Poliklinikës deri në vitin 2005./Insajderi.com