Mjeku u fal pacientëve borxhin mbi 650 mijë dollarë

Mjeku u fal pacientëve borxhin mbi 650 mijë dollarë

Një mjek, onkolog, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka hequr dorë nga mbi 650 mijë dollarë, para të cilat ia kishin borxh 200 pacientë me kancer, pasi kishte kuptuar se ata po kishin vështirësi t’ia paguanin borxhin.

Doktori Omar Atiq e ka mbyllur qendrën e tij për trajtimin e kancerit në Arkansas pas 30 vjetësh.

Ai më pas kishte punuar me një kompani që merret me grumbullimin e borxheve, por më vonë kishte kuptuar se shumë familje ishin goditur nga pandemia.

Gjatë natës së krishtlindjeve Atiq u shkroi familjeve që i kishin borxh duke iu treguar se ka vendosur t’ua falë paratë.

“Me kohë e kuptova se ka njerëz që thjesht nuk munden të paguajnë”, tha Atiq për emisionin “Mirëmëngjesi Amerika” në televizionin ABC.

“Prandaj, gruaja ime dhe unë, si familje, menduam për këtë punë dhe vendosëm t’ua falim borxhin. E pamë se kemi mundësi ta bëjmë dhe e bëmë”.

Atiq, është me origjinë nga Pakistani. Ai kishte hapur klinikën e tij në vitin 1991, duke ofruar shërbime që përfshinin kimioterapi dhe terapi me rreze dhe “CAT Scans”.

Ai tani është profesor në Universitetin e Arkansasit në Little Rock.

Në kartën njoftuese për krishtlindje ai pacientëve u kishte shënuar kështu; Qendra Klinike në Arkansas është krenare që u ka shërbyer juve si pacientët tonë. Megjithëse sigurimi shëndetësor paguan shumicën e faturave për ju, edhe pjesa tjetër që mbetet është një çarje koke e madhe. Fatkeqësisht kështu funksionon sistemi jonë i sigurimeve shëndetësore. Prandaj klinika ka vendosur që t’ua falë borxhin të gjithë pacientëve që i detyrohen ende të holla klinikës. Pushime të Këndshme”./Insajderi.com