Modelja e njohur kapet ‘mat’ me biznesmenin turk

Modelja e njohur kapet ‘mat’ me biznesmenin turk

Ata e nisën arratisjen e tyre romantike me Venecian në Itali, ku u fotografuan gjatë fundjavës.

Ndërkohë, Adriana Lima dhe biznesmeni turk Emir Uyar, kanë ndryshuar destinacionin e tyre të pushimeve pasi tani po kënaqen në Mykonos, Greqi.

Ish-modelja e  Victoria Secret dhe biznesmeni turk ishin kapur për dore teksa eksploronin ishullin.

38-vjeçarja dukej e hatashme me një fustan plazhi në ngjyrë koralesh ndërsa kishte vendosur syze dielli. Ndërsa Emiri dukej mjaft sportiv i veshur me pantallona të shkurtra dhe një kapele bejzbolli.

Familja e Emirit ka në pronësi një numër të madh hotelesh luksoze dhe ai është anëtar i Turkey’s Permak Group.

Biznesmeni turk është shumë i njohur në mesin e të famshëmve, madje është shoqëruar shpesh herë me aktoren Lindsay Lohan.

Kjo është lidhja e parë zyrtare e Adriana-s, pas ndarjes nga i dashuri turk, shkrimtari Metin në fillim të këtij viti.