fbpx

Modelja e Victoria Secret pozon me fustanet e stilistes shqiptare (FOTO)

Modelja e Victoria Secret pozon me fustanet e stilistes shqiptare (FOTO)

Alessandra Ambrosio duket se është dashuruar me krijimet e stilistes shqiptare.

Jo më kot, në dy daljet e saj të fundit publike, fustanet që super modelja ka veshur mbanin emrin e Lena Berishës.

Alessandra e cila u tërhoq zyrtarisht nga Victoria’s Secret 2 vite më parë, është një ndër modelet që ka bashkëpunuar me emrat më të mëdhenj të modës si Armani, Christian Dior, Ralph Lauren etj.

Këto dy vite, duket se Ambrosio është kthyer në klienten e Lena Berishës dhe zgjedh pikërisht fustanet e saj për eventet më në zë ku ajo është e pranishme.