Flet për herë të parë modelja transgjinore që u pranua në ‘Victoria’s Secret’

Flet për herë të parë modelja transgjinore që u pranua në ‘Victoria’s Secret’

Lajmi se modelja transgjinore Valentina Sampaio u bë pjesë e ëngjëjve të “Victoria’s Secret’ u kthye  në një ngjarje të bujshme.

Ende më shumë filloi të përflitej në momentin  kur drejtori i marketingut të kompanisë, Ed Razek dha dorëheqjen ngaqë ishte kundër modelve transgjinore.

Modelja ka rënë pre e kritikave nga më  të ndryshmet por që nuk e kanë penguar të vazhdojë më tutje.

Së fundmi ajo ka dhënë  një deklaratë për revistën “Elle” ku shprehet se është e lumtur të përfaqësojë komunitetin e transgjinorëve në  “Victoria’s Secret”.

“Kjo përfaqëson një fitore për shoqërinë , jo  vetëm  për komunitetin e transgjinorëve, por për  të gjithë ata që janë ende të papërfaqësuar në fushën e modës. Po jetojmë një moment të veçantë , një evolucion dhe e gjithë kjo është shumë positive. Markat  më në fund po kuptojnë rëndësinë e  diversitetit.  Ky është një moment shumë i rëndësishëm jo vetëm për mua, po për komunitetin tim dhe më tej”, është shprehur modelja.