Moderatoret amerikane ushtrojnë padi për shkak të diskriminimit të grave të moshuara

Pesë udhëheqëse televizive në SHBA kanë ngritur padi kundër rrjetit të tyre mediatik New York 1 duke pretenduar se po i margjinalizojnë në favor të gazetareve më të reja dhe kolegëve meshkuj dhe paralajmërojnë për diskriminim të cilit i janë ekspozuar në këtë televizion gratë e moshuara.

Moderatoret amerikane ushtrojnë padi për shkak të diskriminimit të grave të moshuara

Në padi prej 61 faqeve të paraqitur në Gjykatën Federale në Menhetën, pesë moderatore të moshës prej 40 deri 61 vjeçe të cilat kanë në mes 11 dhe 27 vjet përvojë pune në këtë shtëpi, vlerësojnë se janë të ekspozuar margjinalizimit të qartë të Charter Communications-it, operator kabllovik, i cili në vitin 2016 e ka blerë këtë rrjet i cili ka autoritet të madh në hapësirën informative mediatike në Nju Jork.

Moderatoret pretendojnë se pas ardhjes së pronarit të ri “prania e tyre në televizion është zvogëluar dukshëm dhe se emisionet e tyre me shikim të lartë i ka fituar një numër i madh i grave dhe burrave më të rinj të cilët kanë shumë më pak eksperiencë”.

Thonë se janë ankuar në drejtori, në të cilën gjenden kryesisht meshkujt, dhe shërbimit të kuadrove, mirëpo ata ”i kanë trajtuar me përbuzje dhe haptas i kanë injoruar”, dhe pas kësaj diskriminimi ishte edhe më i madh.

Të gjitha këto pesë gra kanë fituar shpërblime për arritjet e tyre në profesionin e tyre. Ato kërkojnë dëmshpërblim me kamatë, por shuma nuk theksohet.

New York 1 ka filluar të punojë në vitin 1992. Paditësja më e vjetër Roma Torre është 61 vjeçe. Ajo punon këtu prej ditës së parë dhe është një prej fytyrave më të njohura të rrjetit./Insajderi.com.