Moderatorja e emisionit Review, Nora Haxha pas një deklarate të bërë nga reperi Majk, i ka dhënë leksione pasi që kjo deklaratë ishte seksiste.
Atij i ishte dashur t’i bëjë REVIEW tre këngëve që i kishin lansuar kohën kur kanë qenë TDS.
Ishte pikërisht kënga ‘DEA’, e cila sipas Majkut tregon se si një vajzë e re mund të devijoj.
“Eshtë gjithë aktuale qajo temë, për ni femër të re që munet me deviju”, kishte thënë Majku.
Ndërkaq Nora, pas kësaj deklarate seksiste nuk e ka kursyer veten për t’i dhënë leksione reperit.
“E çka është devijim, me ja nis me vesh tanga edhe shtiklla?”, shtoi moderatorja.