
Është mbajtur finalja e spektaklit të vallëzimit “Dance with me”.
Një prej momenteve më të mira të mbrëmjes ka qënë ardhja ardhja e prezantueses së njohur italiane Paola Perego e cila pak kohë më parë foli me superlativa për Alketa Vejsiun në emisionin “Maurizio Costanzo Show” duke thënë se moderatorja shqiptare është shumë e talentuar dhe ka mbetur e befasuar.
Me të hyrë në studion e “Dance with me”, Paola tregoi se kishte marrë një letër me vete për të përshëndetur në gjuhën shqipe.
“Shqiptarët janë një popull shumë bujar. Shqiptarët dhe italianët ne jemi një popull me të njëjtin kulturë, jemi njësoj”, u shpreh prezantuesja gjatë intervistës që i bëri Alketa Vejsiu.