Moderatorja qesh live në emision teksa komenton vrasjen e reperit

Moderatorja qesh live në emision teksa komenton vrasjen e reperit

Moderatorja e njohur Laura Ingraham, nga “Fox News” të enjten po komentonte lajmet duke përkujtuar reperin Nipsey  Hussle i cili u vra në muajin e kaluar.

Moderatorja fillon te qeshë derisa flet për vrasjen e tij.

Pavarësisht faktit që ajo po fliste për një njeri të vrarë, ajo tërë kohën nuk po e ndalonte buzëqeshjen.

Duket se shkaktar i qeshjes të saj u bënë tekstet  e këngëtarit që ajo po i komentonte, të cilën prapë nuk e arsyeton qeshjen e saj, sepse tekstet e tij kishin qëllim paqeje mes vendeve.

“Mirë, ky është një refren shumë kreativ. “Kori që vazhdon dhe vazhdon, është ai që lidhet me papunësinë më të ulët ndonjëherë, në thelb, për afrikanët amerikanë?”, tha Ingraham në shfaqjen e saj.

Shumë njerëz nga komuniteti hip-hop po bëjnë thirrje për shkarkimin e Laura Ingraham nga puna  për  komentet e saj të lidhur me shërbimin përkujtimor të Nipsey Hussle, i cili u zhvillua të enjten në Los Anxhelos.

Përveç të tjera nuk la pa komentuar edhe këngëtari Justin Bieber duke shkruar në Instagram:

“Laura Ingraham absolutisht  është e pa përshkueshme ajo që keni bërë në televizionin kombëtar. Si guxon të qeshësh në fytyrën e një personi që ka vdekur. Nuk ka rëndësi se kush është. Por mosrespektimi i dikujt që ishte një shtyllë në komunitet dhe bëri të drejtë nga njerëzit? A nuk menduat për familjen që sapo kishte humbur një familjar dhe tani duhet të të shoh ty duke e tallur në televizionin kombëtar? Është absurde dhe duhet të pushosh për një  periudhë”.

Bieber nuk ishte i vetmi që foli për Ingraham, vetëm pak kohë u desh që në Instagram nga artistë të ndryshëm të bënin thirrje për shkarkimin nga puna moderatoren Laura Ingraham.