Moderatorja sfidon Valdrin Sahitin: Nuk kam vdekur akoma unë

Moderatorja sfidon Valdrin Sahitin: Nuk kam vdekur akoma unë

Kthimi 10 vite pas, i njohur ndryshe #10yearchallenge, pushtoi Instagramin, por “lufta” e vërtetë filloi kur trofetë e para për ndryshimet drastike dhe pozitive, dolën në shesh.

Deri dje u tha nga një media që luftën e kishte fituar Valdrin Sahiti, stilisti nga Kosova që na tregoi pa komplekse kilogramet e tij të tepërta të para disa viteve.

Por nga ana tjetër aktorja dhe tanimë edhe moderatorja  e “Mos i fol shoferit”, Rudina Dembacaj postoi menjëherë një foto ku ndryshimi i saj është edhe më i dukshëm. Ajo tani ka flokë të gjatë dhe është shumë elegante. Të të njëjtit mendim kanë qenë edhe komentuesit, të cilët e kanë përgëzuar për vullnetin.

“Lexova tek Anabel që sfidën e #10yearchallenge e ka fituar Valdrin Sahiti, po s`kam vdek akoma unë!”, shkruan Rudina.