Moderatorja shqiptare tregon sa para fiton nga Instagrami

Moderatorja shqiptare tregon sa para fiton nga Instagrami

Moderatorja bukuroshe, Einxhel Shkira ishte e ftuar pasditen e sotme tek “Rudina”, ku foli për eksperiencën e re si moderatore sporti, por edhe për jetën private e fotot që publikon në Instagram të cilat tërheqin shumë vëmendje.

Einxhel tregoi se e kanë paragjykuar për fotot, por ajo fiton shumë para nga Instagrami prandaj nuk i intereson për komentet.

“Shumë njerëz nuk arrijnë ta kuptojnë, që përtej asaj vajzës që shohin në Instagram, mund të jetë një person shumë sportiv, një person ndoshta i brishtë deri diku. Shumë njerëz madje edhe me rastin e tërmetit ose kanë paragjykuar dhe kanë dërguar mesazhe që shko bëj ato fotot e tua, bëje për show. Megjithatë mua nuk më prish punë, le ta komentojnë si të duan. Unë vazhdoj dhe fitoj gjithsesi lekë nga Instagrami, prandaj jam ok, le të vazhdojnë të thonë çfarë të duan. Nga Instagrami fitohet goxha mirë”, u shpreh Einxhel.

Sa i përket fotove, moderatorja u shpreh: “Realisht nuk e di sa provokuese mund të quhen sepse nuk ke si del ndryshe me rroba banje, si do dalësh në plazh? Provokuese do jesh në çfarëdolloj pozicioni që do dalësh me rroba banje. Është pak natyra ime që ndoshta nuk di si të pozoj shumë thjesht, të rri thjesht kështu, nuk di, nuk kam çfarë bëj. Ndoshta të tjerat janë shumë me fat që dinë ta bëjnë këtë lloj poze, ndërsa unë jo. Por nuk është diçka e shëmtuar që dikush të manifestojë format e veta ose sensualitetin e vet”.