Mogherini ka ca fjalë për të drejtat e njeriut

Mogherini ka ca fjalë për të drejtat e njeriut

Federica Mogherini, përfaqësuesja e Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme ka uruar për 70 vjetorin e Ditës së të Drejtave të Njeriut.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Mogherini ka shkruar se presioni është duke u rritur kundër lirisë së fjalës dhe kundër hapësirave qytetare.

Ajo ka thënë se në “këtë ditë, 70 vjet më parë, Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara u bashkuan për të miratuar Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut. Ky hap solli botën pas tragjedisë më të madhe në historinë njerëzore. Që atëherë kemi bërë një rrugë të gjatë”.

Ajo është shprehur se “rreth botës, presioni po rritet kundër lirisë së fjalës, kundër hapësirës qytetare, përmes sulmeve të dhunshme, zhdukjeve me forcë dhe regjimeve ndëshkuese. BE mbetet një mbështetës i qëndrueshëm i shoqërisë civile dhe ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të vepruar dhe për të folur kundër ngacmimeve dhe kërcënimeve të shoqërisë civile, duke përfshirë gratë dhe organizatat rinore”. /Insajderi.com