Shefja e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini është takuar me presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliq dhe kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq, përpara se të nisë takimi mes tyre dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa.
Shefja e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini pas takimit me dy krerët më të lartë të shtetit të Serbisë, ka takuar edhe Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin, Isa Mustfa
Por para se liderët e dy vendve të takohen, Mogherini ka vendosur që të takojë palët ndamas, ka bërë të ditur zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq përmes një postimi në Twitter.
Mogherini ka takuar edhe palën kosovare, ndaras, para se përfaqësuesit më të lartë të të dyja vendeve të ulen për të vazhduar dialogun mes dy vendeve.
Ky takim në Bruksel vjen pas ngjarjeve të fundit, ndërtimit të murit në pjesën veriore të Mitrovicës, arrestimit të Ramush Haradinajt me një fletarrest të lëshuar nga Serbia për luftëtarët e UÇK-së dhe provokimin me nisjen e trenit me mbishkrime “Kosova është Serbi” nga Beogradi në Mitrovicë, tren ky që u ndalë në Rashkë, sipas Thaçit, me vendim të tij ndërsa sipas Vuçiqit me vendim të Serbisë pas kërcënimeve me forca special të Policisë./Insajderi.com