“Moj qelbësirë, si guxon ti?” Era Rusi tregon mesazhin ‘kërcënues’ që i erdhi për Xhensila Myrtezajn

“Moj qelbësirë, si guxon ti?” Era Rusi tregon mesazhin ‘kërcënues’ që i erdhi për Xhensila Myrtezajn

Këngëtarja Era Rusi ka folur së fundmi hapur për marrëdhëniet me kolegët apo edhe për “Këngën Magjike”.

Në emicionin “Thumb On” në RTV Ora, Era Rusi ajo tregoi edhe ngatërresën e çmimeve me Xhensila Myrtezajin,, para disa vitesh në “Top Fest”.

Xhensila fitoi çmimin e “Internetit” me këngën “Hajde me ne”, ndërsa Era Rusi fitoi çmimin “Best Pop Rock”, por gjatë mbrëmjes ato i ngatërruan çmimet me njëra-tjetrën. Ajo tregoi se i kishte ardhur edhe një mesazh për këtë ngatërresë, ku e quanin qelbësirë.

“Unë kam çmimin e Internetit, çmimin e Xhensilës kurse Xhensila ka çmimin tim “Pop Rock” i ngatërruam. E di çmë ka ndodhur njëherë,  më shkruan njëra njëherë: Moj qelbësir, moj ti që i ke marrë çmimin Xhensilës, ajo është familjare, është një grua zonja si guxon ti! Unë jam fanse e saj. Më bëri telef edhe i them unë, e ke parë intervistën? Lexo intervistën dhe më shkruaj prapë. Ajo më shkruajti më vonë dhe më tha më fal“, përfundoi Era Rusi.

Sa i përket “Këngës Magjike”, Era  ka treguar  nëse do të ishte pjesë e festivalit, të 30 pikët do ja jepte Eneda Tarifës me këngën “Më zgjat dorën”.