Molliqaj e quan Kurtin rrezik e dëm për Kosovën – e krahason me Erdoganin e Putinin

Molliqaj e quan Kurtin rrezik e dëm për Kosovën – e krahason me Erdoganin e Putinin

Deputeti i Partisë Social Demokratike, Dardan Molliqaj, e ka quajtur Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, rrezik dhe dëm për Kosovën, njofton Insajderi.

Në bazë të zhvillimeve të fundit ku po ndryshohet Ligji për Zgjedhje, ai shtoi se shantazhi i sotshëm i Kurtit ndaj opozitës është shpërfaqje e kulluar e autoritarizmit që ka pushtuar politikën në vende të tjera.

Po ashtu Molliqaj përmes shkrimit të tij në Facebook, Kurtin e ka krahasuar me Erdoganin dhe Putinin.

“Viti 2003. Erdogan fiton zgjedhjet. Një vit më vonë ndryshon sistemin zgjedhor në Turqi. Viti 2010. Òrban fiton. Një vit më vonë e gjithë Kushtetuta e Hungarisë ndryshon, me theks të veçantë në sistemin zgjedhor që i konvenonte atij. Viti 2000. Putini zgjidhet president. Pas shuarjes së skandalit të paraardhësit të tij ai vendos ta ndërroj sistemin zgjedhor në Rusi brenda pak ditësh”, ka shkruar ai.

Më pas ai ka vazhduar  se “për dy javë qeverisje të Kurtit, ai po shatanzhon opozitën duke ndryshuar ligjin për zgjedhje e duke blerë vota nga përfaqësuesit e pakicave, siç është rasti me Qazim Rrahmanit, i cili mbi të gjitha është i dënuar për korrupsion. Edhe anti-korrupsionin e ka veç si fares”. /Insajderi.com