Molliqaj i gëzohet vendimit që nuk u votua nga Kurti

Molliqaj i gëzohet vendimit që nuk u votua nga Kurti

Vendimi i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje që nuk është votuar nga ish-lideri dhe kandidati për kryetar Albin Kurti bashkë me krahun e tij, ka gëzuar deputetin nga kjo parti Dardan Molliqaj.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka shprehur kënaqësinë që Kryesia ka marrë vendim që të bëhet një takim i përbashkët i Grupit Parlamentar të partisë, siç shkruan Molliqaj ” për të gjetur rrugëdalje nga kjo krizë, takim ky në të cilin padyshim se do të marrë pjesë”, raporton Insajderi.

“Megjithatë, ndihem tepër i zhgënjyer që anëtarja e kryesisë Dejona Mihali votoi kundër këtij propozimi, ndërsa deputetët të cilët janë edhe anëtarë kryesie, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla abstenuan dhe nuk votuan pro kësaj iniciative”, ka shkruar Molliqaj.

Kësisoj, Lëvizja Vetëvendosje ka nisur procesin e ndarjes zyrtare mes krahut të Kurtit dhe të tjerëve që kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre në parti. Vendimi për këtë takim i kundërshtuar nga krahu i Kurtit, del të jetë një vendim që i konvenon krahut të të pakënaqurve në VV. /Insajderi.

Lajm shumë i mirë për Lëvizjen, aktivistët e saj si dhe për të gjithë simpatizuesit tanë vendimi i djeshëm i Kryesisë së…

Posted by Dardan Molliqaj on Thursday, 11 January 2018