Molliqaj kritikon Gjykatën Kushtetuese, i del në krah Kurtit

Molliqaj kritikon Gjykatën Kushtetuese, i del në krah Kurtit

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, e ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe mundësinë që nga ai vendim kreut të Lëvizjes Vetëvendosje t’i ndalohet kandidimi për deputet, njofton Insajderi.

Molliqaj përmes një statusi në Facebook, ka thënë se Gjykata Kushtetuese nuk duhet të përzihet në vullnetin politik të qytetarëve, dhe në të njëjtën kohë të mos bëhët instrument presioni dhe disiplinimi ndaj politikanëve.

Ai vendimin eventual për mos kadidim të Kurtit e ka cilësuar si gabim duke thënë se drejtësia nuk duhet të reduktohet në normë por të respektoje parimin e barazisë dhe universalitetit.

“Edhe pse Kurti është profili i politikanit problematik, vendimi arbitrar ndaj tij nuk duhet jetë rruga për ta privuar atë nga politika”, ka thënë Molliqaj.

Tutje ai e ka cilësuar edhe absurd faktin se si mund te mos jesh deputet por kryeministër po.

Molliqaj në fund e ka cilësuar si skandaloz vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi që sipas tij, vepër penale mund të jetë edhe një aksident komunikacioni dhe si pasojë ky lloj kufizimi është privues ndaj lirive politike të qytetarëve./Insajderi.com