Molliqaj kritikon Osmanin për mungesë të parimeve

Molliqaj kritikon Osmanin për mungesë të parimeve

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, deklaroi se kërcënime e shantazhe nga pozita e pushtetit nga krerët e institucioneve, është ajo çfarë është parë nga mendësia e vjetër, njofton Insajderi.

Madje sipas tij të gjithë besuan me të drejtë që regjimi i vjetër duhet të ikë, e Valdete Daka bashkë me ta.

Molliqaj ka pyetur nëse ajo çfarë kemi parë gjatë ditëve të fundit nga Vjosa Osmani, është saktësisht e njëjta gjë?

Madje ai shtoi se nëse Osmani të ishte parimore në pozicionin e saj dhe e vërtetë në bindje, atëherë do të duhej ta shkarkonte kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka./Insajderi.com