Molliqaj i kundërpërgjigjet Mustafës: Ti u jep djemve tendera e terminale

Molliqaj i kundërpërgjigjet Mustafës: Ti u jep djemve tendera e terminale

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një statusi në Facebook i është përgjigjur kryeministrit Isa Mustafa i cili, dje kërkoi nga Vetëvendosja që të bëjë publike parat me të cilat kanë blerë gazin lotsjellës.

Molliqaj,  i ka përmendur pesë rast kur sipas tij Mustafa ka bërë keqpërdorime, në mesin e të cilave, 3%, tenderat për djemtë dhe dosjet në prokurori.

“1. Si kryetar i LDK tash e 4 vite e ke shkelur ligjin për financimin e partive politike, duke mos publikuar asnjëherë raportin financiar.

2.Je keqpërdorues i fondit të 3%-shit. Asnjëherë nuk ke dhënë raport se ku mbetën ato para.

3.Ti u jep djemve tendera e terminale.

4. I ke 70 dosje në prokurori dhe gjykata për keqpërdorime e korrupsion në Prishtinë.

5. Partia jote, sikur edhe PDK-ja, nga të gjitha OJQ-të vendore dhe ndërkombëtare, është cilësuar si subjekt jo-transparent”, shkruan ai në Facebook.

Sipas tij, për të gjitha këto keqpërdorimi kryeministri do të japë llogari para drejtësisë.

“Ndryshimi në Kosovë shumë shpejt do të ndodhë dhe keqpërdoruesit si nuk do të mund të shpëtojnë nga drejtësia”, shkruan ai.