Kreu i Partisë Social Demokrate, Dardan Moliqaj, ka folur për procesin e dialogut edhe për qasjen e ish kryeministrit Albin Kurti ndaj këtij procesit, njofton Insajderi.
Në emisionin ‘Rubikon’, Molliqaj ka thënë se pozicioni i Kurtit karshi Bashkimit Evropian dhe ShBA-ve, duke favorizuar njërën palë dhe duke u rezervuar për palën tjetër, është gabim.
“Kurti për interesa të tij u bë agjendë i Bashkimit Evropian për procesin e dialogut, duke e përjashtuar ShBA-në”.
Tutje Molliqaj ka thënë se ky pozicion i Kurtit duke favorizuar BE-në para ShBA-ve nuk është pozicion ideologjik e vleror, por më shume qëndrim oportunist për interesa të tij personale
“Ai beson se përmes BE-së, duke e mbështetur atë, përfiton më shumë politikisht dhe fiton një mbrotje nga braktijsa që Amerika i bëri atij”.
Molliqaj ka thënë në fund se “si agrumet që Kurti është pozicionuar nga Evropa, flet fakti si Kurti procesin e dialogut dhe marrëveshjet që po bëhen nën ndërmjetësimin e BE-së, është shumë i butë dhe më pak kritikë, madje nuk po e kundërshton me tone të ashpra si dikur as Zajedincën, meqë kjo po kërkohet nga Mirolsav Lajçak”./Insajderi.com