Molliqaj: Kurti dëshiron të duket ashtu siç ishte, por jo të jetë ashtu siç ka qenë më parë

Molliqaj: Kurti dëshiron të duket ashtu siç ishte, por jo të jetë ashtu siç ka qenë më parë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se Albin Kurti dëshiron të duket ashtu siç ishte, por jo të jetë ashtu siç ka qenë më parë.

Kjo deklaratë e ish-bashkëpunëtorit të Albin Kurti, erdhi pasi kryeministri i vendit ka refuzuar 11 majin si datë ku do të takohej me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq – takim i thirrur nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Sipas Molliqajt, ‘Kurti e ka shtyrë takimin për qëllime populiste”.

“Por këtij imazhi i ka rrjedhur përmbajtja e nevojshme për rezistencë. Kurti tashmë është duke e përgatitur ekipin negociator, disa nga të cilët janë emra që i takojnë historikut të dialogut që Lëvizja e Kurtit e kundërshtoi nga fillimi”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

AI shtoi se Albin Kurti ka pranuar kornizat politike të dialogut.

Dialogu është çështje kryesore të cilën Kurti po e diskuton në qendrën evropiane – atje ku po qëndron për një vizitë dy ditore.

Kreu i ekzekutivit do të ketë 17 takime të nivelit të lartë dhe është i shoqërues nga zëvendësi i tij, Besnik Bislimi, si dhe nga kryediplomatja, Donika Gërvalla. /Insajderi.com