Molliqaj: Kurti ndërroi qëndrim për UÇK-në për shkak të presionit të brendshëm në parti

Molliqaj: Kurti ndërroi qëndrim për UÇK-në për shkak të presionit të brendshëm në parti

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, reagoi për arrestimet e krerëve të UÇK-së pasi kishte pakënaqësi brenda partisë së tij, njofton Insajderi.

Ai në emisionin Presing në T7, ka thënë më pas se Kurti për efekte populiste po thotë se UÇK-ja duhet të shpëtohet, por nuk ofron zgjidhje për këtë gjë”.

“Kurti po thotë se duhet të shpëtohet UÇK-ja, por nuk po jep zgjidhje”, thotë ai.

“Ai e ka veshur vetën me petkun e shpëtimtarit. Kurti e pa se ka një tension të brendshëm elektoral në VV, sepse nuk ndërroi asgjë brenda VV-së. Ka elementë brenda VV-së që nuk janë pajtuar me qëndrimin që e ka pasur VV për arrestimin e krerëve të UCK-së. Kjo për shkak se ekziston një krah brenda VV-së që Kurti po mundohet ta shukatë. Por ai do t’i rehatojë me pozita”./Insajderi.com