Molliqaj letër Abdixhikut, i kërkon që LDK ta bllokojë zgjedhjen e Osmanit presidente

Molliqaj letër Abdixhikut, i kërkon që LDK ta bllokojë zgjedhjen e Osmanit presidente

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj i ka dërguar një letër kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes së cilës i ka kërkuar që LDK-ja të mos përkrah Vjosa Osmanin për president të vendit, njofton Insajderi.

Sipas Molliqajt, me zgjedhjen e Osmanit në këtë pozitë rrezikohen që “të gjitha instancat e pushtetit të përfundojnë në një adresë”.

Ai në letrën dërguar Abdixhikit ka shkruar se “ky akumulim pushteti e ka mbrapa një ideologji që në fjalë dhe organizim është totalitar, ndërsa ka shtuar se LDK e ka në dorë që ta ndalojë këtë gjë.

“Ne jemi të shqetësuar për pasojat mbi jetën demokratike të vendit që do të prodhonte zgjedhja e Vjosa Osmanit Presidente. Pas këtij momenti, opozitës parlamentare do t’i humbas rëndësia, kurse Kuvendi do t’i ngjajë kuvendeve moniste.

Kosova për herë të parë pas luftës rrezikon që të gjitha instancat e pushtetit t’i përfundojnë në një adresë. Por ky ende nuk është problemi kryesor. Ky akumulim pushteti e ka mbrapa një ideologji që në fjalë dhe organizim është totalitar. LDK e ka në dorë ta ndalojë këtë gjë”, thuhet në letrën e Molliqajt drejtuar kreut të LDK-së./Insajderi.com

Letër e hapur Kryetarit të LDK-së

I nderuar z.Abdixhiku,

Zgjedhja juaj në krye të LDK-së është pritur mirë tek…

Posted by Dardan Molliqaj on Monday, March 29, 2021