Molliqaj: Në qeverisjen e Vetëvendosjes hajnat do të shkojnë në burg

Molliqaj: Në qeverisjen e Vetëvendosjes hajnat do të shkojnë në burg

Sekretari organizativ i Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka thënë se pjesa kryesore e programit të tyre qeveris është ndarë për ekonominë dhe për sistemin e drejtësisë.

Ai ka thënë prioritet i qeverisë së ardhshme që do të udhëhiqet nga Vetëvendosja hajnat do të shkojnë në burg.

“Hajnat duhet të shkojnë në burg dhe kjo është prioritet. Po flasim për krime të larta, konfiskim të pasurisë, Vetëvendosje s’ka konsideratë për këtë punë. Populli i çon në shpi, neve na qon në qeveri, sistemi i drejtësisë më pas i dërgon në burg”, ka thënë Molliqaj në Magazina Zgjedhore të Klan Kosova.

Më tutje Molliqaj ka thënë se në programin e Vetëvendosjes është zhvillimi ekonomik i vendit.

“Programi do të jete më shifra për vende të punës dhe i kisha ftuar qytetarët që të jenë kurioz sepse do të jetë ndryshe dhe i qartë. Programi do të jetë i kuptueshëm për të gjithë, do të jetë befasi me mekanizmat që do të sjellin ndryshim”, ka thënë Molliqaj.

Ndryshe Lëvizja Vetëvendosje është partia e vetme që ka vendosur të futet e vetme në zgjedhje. Pas koalicionit parazgjedhor që kanë arritur, PDK-AAK-Nisma, dhe koalicioni tjetër LDK-AKR-Alternativa./Insajderi.com