Molliqaj paralajmëron aksione ndaj “Qeverisë Kurti”

Molliqaj paralajmëron aksione ndaj “Qeverisë Kurti”

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se “Qeveria Kurti”, mund të përballet me aksione të ashpërta.

Përmendi si mundësi që të kthehet në diskursin publik Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, përcjell Insajderi.

“Nëse e kemi zajednicën do të ketë ndoshta edhe më shumë se përpara, sepse tashmë është e qartë se mund të ketë edhe zgjidhje tjera, tashmë është e qartë që ai subjekt e ka kundërshtu dyfish zajdenicën.

Molliqaj tha se në këtë moment e shohin rrezik demokracinë e vendit.

“Është e nevojshme që të jemi vigjilent, të reagojmë dhe të shpjegojmë sa më shumë që është e mundshme. Aktualisht jemi të vetmit ata të cilët kanë shpjegimin e duhur edhe politik edhe teorik për qeverisjen që po vjen. Problem të brendshëm afatshkurtër e shohim çështjen e demokracisë, pasi siç e keni parë edhe slogani i tyre është kërkesë që t’i kenë të gjitha”, tha ai. /Insajderi.com