Molliqaj pas arrestimit të aktivistëve: Qeveria Kurti është pushtet policor

Molliqaj pas arrestimit të aktivistëve: Qeveria Kurti është pushtet policor

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas arrestimit të disa aktivistëve, duke e quajtur Qeverinë e Albin Kurtit si “pushtet policor”, raporton Insajderi.

“Gjakderdhje financiare”, kanë shkruar aktivistët e PDK-së në objektin e Qeverisë, si revoltim ndaj 11 milionëve eurovë që do të ndahen për t’u paguar rryma e shpenzuar nga qytetarët e Veriut.

“Gjatë ndërhyrjes kanë arrestuar aktivistët tanë Frashër Krasniqi, Nol Nushi, Qëndrim Sahiti, Zgjim Hyseni dhe Agron Kabashi dhe kanë përdorur dhunë dhe sprej lotsjellës ndaj aktivistëve të tjerë”, ka shkruar Molliqaj.

Ai kërkoi që aktivistët të lirohen, teksa ka publikuar edhe një video nga arrestimi i tyre. /Insajderi.com